Nuk janë nga ata të Bundesligës, por gjithsesi quhen profesionistë dhe duhet të shkojnë në punën për të cilën paguhen. Gjithsesi jemi në kohën e sportivitetit, kur mund të përdoren biçikletat në vend të makinave, dhe kështu bëjnë disa nga lojtarët e Sent Paulit. Ata janë kapiteni Daniel Bubaja, po ashtu portieri rezervë Korbinian Myler dhe Svend Brodersen. Ata duhet të bëjnë 4 herë në ditë distancën prej 9.1 km nga hoteli i tyre i karantinës në qytetin-port, deri në kompleksin stërvitor në Kolaushtrase në Nindorf. Nuk ka asnjë kufizim për ta, pasi quhet zgjedhje personale udhëtimi, madje në biçikletë është e sigurt se janë të vetëm, pra brenda rregullave. Problemi i vetëm, që për ta duket se nuk peshon edhe aq, është se duhet të bëjnë 36.4 km në ditë me biçikletë.
Sfidanti.al