Vuelta e Spanjës, anulohen 2 etapa në Portugali

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga kriza e Covid-19 dhe për shkak të pamundësisë për të garantuar kushtet optimal të nevojshme për të zhvilluar eventin në terren, administratat e Portos, Matosinhos dhe Viseu në Portugali, në akord edhe me kompanitë organizatore, vendosën që të anulojnë etapat e Xhiros së Spanjës në ciklizëm që janë parashikuar të zhvillohen në tokën luzitane.

Kjo është ajo që lexohet në një komunikatë për shtyp që bën të ditur zyrtarisht anulimin e 2 etapave në Portugali teksa thekson se etapat e 15 dhe të 16 do të modifikohen. Po kështu mësohen se tashmë janë përcaktuar emrat e qyteteve që do të zëvendësojnë Porton, Matosinhos dhe Viseut, por do të zyrtarizohen pasi të jenë kompletuar itineraret.

‘Në një situatë të jashtëzakonshme si ajo që po jetojmë duhet të jemi fleksibël dhe t’i kuptojmë vendime dhe ndryshime të tilla-tha Javier Guille’n, drejtori i La Vueltas-është për të ardhur keq që nuk do të kemi mundësi të vizitojmë Portugalinë, por nuk duam që kjo mundësi të shuhet përgjithnjë. Do të mbajmë raportet dhe do të shtojmë kontaktet në mënyrë që të kthehemi në vendin luzitan’.

Sfidanti.al