Klaus Gjasula, ndër maratonistët më të mëdhenj të Bundesligës!

Mesfushori i Shqipërisë njihet si një “motor i palodhur”, dhe si një luftëtar. Jo më kot, Klasu Gjasula është nje nga tre kapitenët e Paderbornit në Bundesligë, dhe është një nga lojtarët që sakrifikojnë më shumë se të gjithë në fushën e lojës. Statistikat e publikuara nga revista “Kiker” zbulojnë se shqiptari është një nga 7 lojtarët që kanë vrapuar më shumë kilometra për ndeshje, deri tani në kampionatin gjerman. Gjasula ka vrapuar mesatarisht 12.18 km për ndeshje, duke lënë prapa lojtarë të rëndësishëm si Tomas Myler, Kai Haverc apo Julian Brant. Përpara tij kanë pak futbollistë, siç është bavarezi Xhoshua Kimih (12.63 km për ndeshje), apo Vladimir Darida i Hertës së Berlinit me 13.1 km për ndeshje.

Sfidanti.al