Çfarë nuk kemi dëgjuar për këtë virusin që dribloi edhe vetë futbollin! Dikush thotë se është shumë inteligjent, të “driblon” një herë dhe kjo nuk mjaftoka, të kthehet përsëri, si për të thënë se kësaj loje nuk i dihet fundi. Ajo që ka ndodhur me Dibalën, sulmuesin mëndjehollë , që driblonte..”çfarë i dilte para”, ka shkaktuar shumë frikë në botën e futbollit. Talenti që mbante ngjitur topin pas këmbës, sa thuhej se ka magnet tek e majta, ka patur fatin e keq ta humbasë duelin me Covidin plot 4 herë. Gati e pabesueshme: 4 herë ka rezultuar pozitiv kampioni argjentinas ! Rasti i tij duhet ta kishte bërë futbollin më të përgjegjshëm, më të përmbajtur, dhe të mos i dukej si një “çmenduri franceze”, fakti që ata e ndalën futbollin, duke pranuar boterisht një mal me humbje në miliona, për të shmanguar një vlerë që s’matet me kandar, jetët njerëzore..
Dhe në këtë sens, fjalët e trajnerit Edi Reja, vetëm pak ditë më parë, kanë mbetur të freskëta, sikur janë mbajtur në ftohje në kujtesen tonë: “ Ka ndalur gjithë jeta në Shqipëri, si mund të futbolli në këto kushte”. U thanë nga Italia këto fjalë, por krisma iu dëgjua vetëm në Shqipëri. Si ka mundësi që trajneri i Kombëtares flet si e ëma e Zeqos? A nuk mjafton që Edin e madh e kemi kundër në këto momente, pse dhe Edi i Kombëtares na dashka që të mos hapen “qepenat e futbollit”? Nuk dihet se çfarë i kanë thënë profesorit, dihet vetëm se suflerët kuqezi i kanë dhënë një “ilaç“ nga epruveta kuqezi , nga ata që kemi përdoruar me sukses me të gjithë trajnerët e huaj, sa italiani , ne keto momente, është shumë i befasuar që futbolli po vonohet kaq shumë për të hapur..dyqanin. “Mua më duket e çuditshme që nuk fillojnë stërvitjet dhe ndeshjet në Shqipëri..”
Sfidanti.al