Premier League, futbollistët kërkojnë ndeshje më të shkurtra

Cdo ditë del nga një hipotezë e re për rifillimin e kampionatit anglez të futbollit dhe listës së prezantuar në ditët e fundit i është shtuar edhe ajo për shkurtimin e minutazhit të ndeshjeve. Ndërsa FIFA ka propozuar rritjen e numrit të zëvendësimeve  në mënyrë që lojtarët të përballojnë sa më mirë një kalendar që në mënyrë të paevitueshme do të jetë i ngjeshur, presidenti i Shoqatës së Futbollistëve në Angli, Gordon Taylor thekson se po vlerësohet mundësua për reduktimin e kohëzgjatjes së ndeshjeve.

‘Nuk e dimë se cfarë na pret në të ardhmen-tha Taylor në një intervistë për median britanike-ajo që dimë është se kanë ardhur disa propozime; ndeshje me dyer të mbyllura, sfida në fushë neutrale, më shumë zëvendësime dhe pjesët e ndeshjeve më pak se 45 minuta. Janë shumë zgjidhje që janë marrë në konsideratë

Do t’u takojë futbollistëve të thonë fjalën e fundit për rifillimin e kampionatit kur qeveria dhe autoritetet shëndetësore të kenë dhënë miratimin e tyre. Ata në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e futbollit anglez e të Premier League do të përcaktojnë detajet e protokollit për rinisjen e kampionateve. Në fakt disa lojtarë, sic është rasti i Sergio Agueros, kanë shfaqur frikën dhe dyshimet e tyre për rikthimin në fushat e lojës.

‘Aguero është një futbollist shumë i mirë dhe ka të gjithë të drejtën për të dhënë opinionin e tij-vijoi Gordon Taylor-nuk bëhet fjalë për frikë, por për të qenit të informuar rreth rreziqeve. Kur t’i kemi të gjithë elementët, do të bëjmë vlerësimet tona’.

Sfidanti.al