Mbappe enigmatik: Të gjithë flasin, por askush nuk e di. Më mungon skuadra

Kylian Mbappe prej javësh është vënë në qendër të zërave të merkatos së transferimeve. Reali i Madridit po këmbëngul për ta sjellë talentin francez në Santiago Bernabeu, ndërkohë që në ditët e fundit, Los Blancos i është bashkuar edhe Liverpooli në interesin për 21 vjecarin.

Më në fund, sulmuesi i Paris Saint Germainit theu heshtjen në lidhje me këto zëra dhe këtë e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa publikoi një mesazh enigmatic, por që të lë të mendosh  se ai mund të rinovojë kontratën me skuadrën e tij aktuale

‘Të gjithë flasin, por askush nuk e di. Më mungon skuadra ime-shkruante Mbappe në postimin e tij në Tëitter.

Një mesazh ky që u shoqërua nga komentet e shumta të tifozëve të skuadrës pariziene të cilët po ëndërrojn që të shohin talentin francez me fanelën e Paris Saint Germain edhe për shumë kohë. Ligue 1 tashmë e mbylli sezonin 2019/20, pas vendimit të së martës së qeverisë franceze, por këto pak fjalë duket se janë si shenjë pajtimi mes lojtarit dhe kampionëve të Francës. Kështu që sfida e kthimit kundër Borussias së Dortmundit në 11 mars nuk duket se do të jetë e fundit e Mbappe me fanelën e PSG.

Sfidanti.al