Presidenti i Francës, jo vetëm që ndikoi “rëndshëm” në vendimin e qeverisë së tij për të ndaluar Ligën e Parë dhe të Dytë, por edhe i ka hyrë një kryqëzate shumë më të madhe. Mediat europiane njoftojnë se Emanuel Makroni po bisedon me krerët e shteteve në Gjermani, Itali apo Spanjë, ndoshta edhe në Mbretërinë e Bashkuar (ndonëse kjo doli nga BE-ja), për t’i bindur se nuk ia vlen që të rrezikohet duke nisur ligat e futbollit.
Nuk dihet se çfarë do të thotë “halla” Merkel, kryeministri italian Konte, apo kryeministri i Spanjës, ndërsa e dimë indirekt se qeveria britanike e Boris Xhonsonit po e nxit Premier Ligën që të fillojë sa më parë për të ngritur humorin e kombit. Padyshim që ekziston një mundësi e madhe që futbolli të mos luhet këtë sezon, ndërsa Makroni duket se kërkon të arrijë dy synime, së pari të marrë iniciativën për të qenë ai lideri i vendimeve në Europë (dhe jo Merkeli), por edhe të lehtësojë presionin mbi veten, nga kritikat që i bëhen nga brenda futbollit francez.
Sfidanti.al