Në një kohë kur në Itali kanë plasur polemikat për fillimin apo jo të Serie A, është dikush që i ka idetë e qarta në këtë pikë. Bëhet fjalë për ish presidentin e Interit Massimo Moratti i cili këshillon mbylljen përfundimtare të kampionatit italian
‘Për mendimin tim do të duhet të mendojmë për kampionatin e ardhshëm-tha Moratti-të vazhdon atë aktual besoj se është shumë e rrezikshme, por edhe humbje kohe. E ardhmja ekziston. Me durim dhe shpirt sacrifice do të kalojmë këtë moment të keq kundër një armiku të padukshëm’.
Moratti është i bindur se Milano ashtu sikurse edhe e gjithë Italia do ta marrë veten pas kësaj pandemie.
‘Duhet të dëgjojmë mjekët dhe të bëjmë zgjedhje inteligjente-vijoi Moratti-cilësia e jetës në Milano ashtu si në të gjithë Italinë nuk zhduken. Qyteti do ta marrë veten. Coronavirusi do të sjellë ndryshime në disa sektorë, jo vetëm në futboll. Shumë vende kanë marrë thuajse një goditje KO. Është një leksion i pavullnetshëm që na vendos në kushte të tilla që na detyrojnë të ndryshojmë gjërat’.
Sfidanti.al