Data është e përcaktuar dhe në atë vend nuk e kanë zakon të mos jenë korrekët. Koreja e Jugut pritet që në 8 maj të rinisë kampionatet e futbollit (besohet edhe sportet e tjerë), në një kohë që Europa ende nuk ka vendosur një afat zyrtar. Natyrisht, ajo që do të ndodhë në Lindjen e Largme do të ndiqet me shumë interesim në “kontinentin e vjetër”, pasi europianit do të duan të shikojnë sesi mund të luhet në kushte të kërcënimit nga koronavirusi.
Koreanët kanë vendosur disa rregulla të rrepta. Së pari, trajnerët në vijën anësore duhet të mbajnë maska. Futbollistët nuk duhet të flasin me njëri-tjetrin ndërsa ndodhen në fushë. Xheonbuk Motors-Suvon Bluuing do të jetë ndeshja e parë që do të luhet, ajo që ishte parashikuar në 29 shtator. Kapiteni i Inçeon Junajtidit, Kim Do-hjeok shprehet se “mungesa e komunikmit me shokët e skuadrës do të sjellë probleme”. Në Kore të Jugut ka pasur diçka më shumë se 10 000 raste koronavirusi, por vetëm 240 vdekje.
Sfidanti.al