Kejn e Sanço, Mançester Junajtid po bën si “dhelpra dhe rrushtë”!

Në të vërtetë, shefi ekzekutiv I klubit, Ed Uduord, I ka rënë drejt, duke e thënë “copë” mendimin e tij”. “Mançester Junajtidi nuk do të shpenzojë shifra marramendëse në sezonin e transferimeve për shkak të situatës financiare”, – është shprehur ai. “Nuk është realiste që të paguhen sot 200 milionë paundë stërlina për një lojtar”, – vazhdoi Uduordi, duke nënkuptuar kërkesën e Totenhemit për Harri Kejnin. Po ashtu, Junajtidi është I lidhur me marrjen e mundshme të Xhejdën Sanços, 20-vjeçarit anglez të Dortmundit, veçse edhe në këtë rast duket vështirë të paguhen 100 milionë paundë stërlina apo më shumë.

Shefi I Mançester Junajtidit theksoi se askush nuk duhet të ketë iluzione në këtë situatë që ndodhet ekonomia britanike dhe europiane, për shkak të epidemisë së koronavirusit. “Vërtet ka rëndësi suksesi sportiv, – tha ai, – por, duhet parë sesa të përballueshme janë shpenzimet, në këtë situatë. Kjo duhet marrë parasysh përpara se të flasim për rikthim në normalitet”.

Harri Kejn, ylli I Totenhemit dhe kapiteni I Anglisë, pritet që të largohet nga skuadra e tanishme, por drejtuesit e klubit kërkojnë që të paguhen me 200 milionë paundë stërlina. Kjo shifër do të ishte rekordi I ri botëror, me rreth 230 milionë euro, më shumë sesa pagoi Paris Sen Zhermeni për të marrë Nejmarin në vitin 2017.

Sfidanti.al