Sipas ‘Four Four Two’; Messi, lojtari më i mirë i 25 viteve të fundit

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Zinedine Zidane, këto janë 3 pozicionet e para të klasifikimit të vecantë të 25 futbollistëve më të mirë në 25 vitet e fundit e përpiluar nga revista britanika ‘Four Four Two’ ku përfshihen edhe emra të tjerë si Paolo Maldini, Roberto Baggio, Fabio Cannavaro dhe Gianluigi Buffon.

Nuk arriti dot Fenomeni Ronaldo të ngjitet në podiumin e këtij klasifikimit duke u pozicionuar në vendin e katërt i ndjekur nga bashkëkombasi i tij Ronaldinho, me fantazistin që pasohet nga treshja Henry, Xavi dhe Iniesta.

Po kështu në listën e 25 futbollistëve më të mirë të 25 viteve të fundit shfaqen edhe emra të tillë që kanë lënë gjurmë në këtë sport si Ryan Giggs, Ricardo Kaka, Ëayne Rooney, Gabriel Batistuta, Eric Cantona, Luka Modric dhe Sergio Busquets.  Në pesë vendet e fundit të klasifikimit gjenden Raul, Scholes, Romario, Sergio Ramos dhe Buffon

Sfidanti.al