Futbolli holandez nuk do të rifillojë dhe sezoni 2019/2020 në Eredivisie mund të konsiderohet I mbyllur. Federata Holandeze e Futbollit vendosi të përfundojë përpara kohe të gjithë turnetë e futbollit që do të thotë se ato nuk do të rinisin edhe pasi të ketë kaluar emergjenca coronavirus
Klasifikimi do të jetë ai I javës së 26 që është I tillë; Ajax në krye, I ndekur nga Alkmaar me golavarazh, Feyenoord e PSV, megjithatë titulli kampion I vendit nuk do të jepet.
Por jo vetëm kaq, Federata Holandeze vendosi që të bllokojë edhe ngjitjet e reniet nga kategoria. Është hera e parë që nga viti 1956 që kampionati holandez nuk mbyllet normalisht. Kështu skuadrat e fundit RKC dhe Ado Den Haag nuk do të zbresin në Divizionin e Dytë, që kryesohen nga Cambuur e Graafschap që nuk do të ngjiten në Eredivisie.
Klasifikimi I javës së 26 vendos skuadrat që do të kualifikohen për në evenimentet evropiane, Ajaxi I vendit të parë do të kualifikohet direkt për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ndërsa Alkmaar do të luajë në kualifikuese. Feyenoord do të jetë në fazën e grupeve të Europa League, ndërsa PSV dhe Ëillem II në kualifikuese.
Ishte kjo një zgjedhje e fortë e KNVB që ka krijuar një lloj zhurme sidomos përsa I përket cështjes së rënies nga kategoria. Në disa votime të klubeve të Divizionit të Parë dhe të Dytë, 16 nga 34 klubet u shprehën në favor të ngjitjeve dhe rënies nga kategoria, 9 klube votuan kundër, 9 të tjere abstenuan.
Sfidanti.al