Arbitrat festojnë dhe harbohen në lokalin “Penalltia” në Pogradec

Thonë se një ekip kuptohet edhe nga festa që bën për të treguar gjëndjen shpirtërore, nëse janë të hareshëm prekin qiellin gjatë festes, nëse kanë bërë mëkate gjatë sezonit e zbulon edhe lloji i kërcimit. Nuk qënka teori e vërtetë, sidomos kur flitet për arbitrat e futbollit, për ekipin “kampion” në zotërimin e topit, i cili ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për takimin  tradicional në fund të vitit. Përse pikërisht në këtë qytet? Nëse do të besonin gojëdhenën e një arbitri të vjetër, Pogradeci,  është vendi ideal  për bilbilat që këndojnë, edhe pse kënga e tyre nuk pëlqehet në popull.  Janë “poetët” e vërtetë  të  futbollit dhe këtë sezon po shkruajnë një histori të paprovuar më parë,  që mund shijohet deri në fund të këtij kampionati…

Nuk e dimë emrin e saktë të lokalit ku kanë kanë festuar “poetët e lojës”, por nëse do të ndiqje muzikën e bilbilit të tyre , këmbët do të çonin tek lokali me emrin “Penalltia”. Dhe si mund ta kishte emrin ndryshe, nëse ke parasysh bëmat e 2016-tes. Tek Shvejku të gjitha rrugët të çonin në Bugjejovice, kurse në futbollin tonë të gjitha rrugët të çojnë tek..pika e bardhë, atje ku futbolli ngre kembet nga qielli. Jo më kot edhe torta kishte formën e zonës së 16-shes dhe tek pika e bardhë ishte një ..blibil. Në menynë e festës së tyre gjeje pjata që nuk shërbehen as në hotelet e mbushur me yje, “koka e viktimes”, “gola të mbushur” ose “ penallti e ftohte”, kurse kënga që bashkonte shpirtin e familjes “Adams” ishte  krejt orgjinale : “ Pejiç apo Ekuban? As njeri e as tjetri, bomberat e kampionatit jemi ne..”

Sfidanti. al