Futbollisti legjendar anglez, Frenk Lampard, që sapo i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike në SHBA, po e shfrytëzon pauzën e krijuar që ta provojë veten në një sport tjetër. Lampardi po përpiqet që ta provojë veten sesa i saktë është në sportin e pikados (hedhjes së shigjetave në tabelë), por, megjithatë, deri tani, nuk ka shumë për t’u lavdëruar. Vetëm, në fillim, ai arriti që të godasë në shënjë, ndërsa, më pas, e humbi saktësinë dhe vetëm argëtohej.
Sfidanti.al