Nëse, si dhe kur do të kthehen skuadrat e Serie A në stërvitje, këtë do ta mësojmë gjatë kësaj jave, ose të paktën kështu shpresohet të ndodhë. Sidoqoftë klubet prej kohësh po punojnë me stërvitjet e lojtarëve të tyre në kushtet e shtëpisë dhe me kontrollet në dietën ushqimore. Interi në fakt ka kërkuar kthimin në Itali të lojtarëve që u larguan përpara 2 javësh. Por ata me t’u kthyer janë të detyruar të kryejnë një tjetër periudhë karantinimi prej 14 ditësh. I fundit që u bashkua me skuadrën ishte Diego Godin.
Tjetër zgjedhje ka bërë Juventus që fillimisht I priste Ronaldon dhe të tjerët menjëherë pas ditës së Pashkës. Por bardhezinjtë e shtynë datën e rikthimit të tyre me disa ditë. Të dhëna zyrtare nuk ka, por fundjava e ardhshme është afati I fundit që nuk mund të tejkalohet nëse rifillimi I stërvitjeve vazhdon të jetë I programuar në 4 maj.
Gjithsesi është e vërtetë se se Ronaldo, Higuai, Pjanic dhe të gjithë lojtarët e tjerë bardhezinj që janë jashtë kufijve të Italisë po punojnë në ‘grumbullimet’ e tyre respektive, madje dikush nga ata, sic tregojnë edhe fotot nga Madeira , është stërvitur edhe në stadium
Sfidanti.al