Në Apenine e kanë dashur për thjeshtësinë dhe ngrohtësinë e komunikimit, por edhe në Shqipëri ishte tepër i njohur, pasi tek ne Seria A dhe futbolli italian janë ndjekur jetë e mot. Italia e futbollit mban zi për vdekjen e parakohëshme të gazetarit Franko Lauro, zëri dhe figura e disa emisioneve televizive në RAI, si “90 minuto” (Minuta e 90-të) në vitet 2008-2014, të ndeshjeve të basketbollit që nga viti 1984. Po ashtu, drejtoi 6 edicione të Botërorëve dhe po 6 të Europianëve të futbollit.
Franko Lauro ishte vetëm 58 vjeç dhe u gjet i vdekur në Romë në shtëpinë e tij, për shkak të një infarkti. Autombulanca që u thirr dhe e mori për në spital, por pa mundur t’i shpëtonte jetën. Prekës reagimi i koleges së tij tek RAI, Paola Ferrari, që postoi në Tuiter lajmin: “Sapo mora vesh një lajm të tmerrshëm! një mik me të cilin kemi ndarë kaq shumë aventura! Nuk mund ta besoj!” Franko Lauro ishte roman, njeri i ndjeshëm dhe i sjellshëm, si dhe njohës shumë i mirë i sportit, nga ata që vlerësonin rolin e diletantizmit edhe në një disiplinë kaq shumë të ndikuar nga profesionizmi.
Sfidanti.al