Nuk është as i vjetër, por as edhe shumë i ri, por kuptohet që është me përvojë dhe me organizëm të fortë. Finlandezi Kristian Maki-Jusila, 37 vjeç, vendosi një rekord të ri botëror në notimin në thellësi të ujit, madje nën sipërfaqen e ngrirë të një liqeni në atdheun e tij. Kjo ndodhi në liqenin pranë qytetit të Vasës (Vaasa), pra në ujëra me temperaturë pak mbi zero gradë, duke pasur veshur vetëm një palë mbathje plazhi, dhe pa ndihmën e oksigjetin. Kristiani arriti të notonte për 101 metra dhe ky është rekordi i ri botëror, ndërsa koha e notimit ishte 2 minuta e 20 sekonda.
Sfidanti.al