Stres psikologjik I paprecedentë. Kjo është pasoja e karantinës së gjatë që iu nënshtrua kombëtarja kineze e Futbollit që gjatë gjithë muajit mars qëndroi në izolim në Dubai ku kishte shkuar për të kryer një fazë përgatitore në prag të kualifikueseve të Botërorit, ndeshje që u anuluan. Në 23 mars skuadra u kthye në vend dhe qëndroi në një karantinë të vërtetë në ishullin Hainan
‘Gjatë kësaj periudhe, të gjithë, futbollistë e stafi tekniu iu nënshtruan një presioni të fortë psikologjik-tregon për median kineze trajneri I përfaqësueses, Li Tie që zëvendësoi në detyrë Marcello Lippin-ishin të gjithë në gjendje ankthi me pak nostalgji e kushtëzuar edhe nga frikërat për sigurinë tonë’.
Por sipas medias kineze, futbollistët rezultuan edhe me një nivel të madh lodhjeje pas një kontrolli të kryer kur skuadra ata u kthyen në vend .
Sfidanti.al