Stërling Mos, Formula 1 në zi për legjendën britanike, i dyti i përjetshëm!

Jetoi gjatë, aq sa mundi të shijonte spektaklin për shumë breza. Stërling Mos, një nga pilotët më të adhuruar të Formula 1, u shua në moshën 90-vjeçare në Britaninë e Madhe. Mediat britanike njoftuan se ish-sportisti i shquar vdiq duke jetuar deri ditën e fundit, siç kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij të gjatë, pra i ndërgjegjshëm, me humor të plotë, siç informoi gruaja e tij, Suzi.

I lindur në Londër në 1929, Mos u bë pjesë e Formula 1 në vitet 1948-1962, në vitet që cilësohen më të vështirët dhe më të rrezikshmit e këtij sporti. Ai fitoi nofkën “i dyti i përjetshëm” pasi doli disa herë nënkampion i botës, por nuk e mori dot kurrë titullin e madh. Ai sfidoi legjendat e kohës, sidomos Huan Manuel Fangion, duke e mundur në gara të tjera si në “Një mijë miljet” në Itali, në “24 orët e La Manshit” apo në “12 orët e Reimsit”.

Pasi i dha fund karrierës në automobilizëm, Mos u bë një biznesmen i suksesshëm dhe një figurë e shquar televizive. Në vitin 2000, ai fitoi titullin e fisnikërisë nga shteti britanik, një shpërblim për arritjet e tij në sport dhe për ndikimin në shoqërinë britanike gjatë gjithë jetës së tij.

Sfidanti.al