“Deklasifikimi: Kur Pedro i përgigjej ROnaldos se “unë jam kampion bote”!

Duhet të kthehemi gati 10 vjet pas, në nëntor të vitit 2010, kur Barcelona e Pep Guardiolës u ndesh për herë të parë me Realin e Madridit të Zhoze Murinjos. Ishte dueli i famshëm në “Kamp Nou” që përfundoi 5-0 për katalanasit, ku David Vija shënoi 3 gola, por ku pati edhe përplasje në fushë. Në njërën prej tyre, pasi Ronaldo shtyu Guardiolën (që nuk ia dha topin siç duhet), Pedro i doli përballë portugezit duke i folur. Kristiano, sipas asaj që “Marka” e quan “dokument të deklasifikuar”, e pyeti spanjollin me shpoti : “Po ti, kush je?” “Unë jam kampion i botës, – u përgjigj Pedro, – po ti kush je?”  Pak ditë më vonë, Portugalia fitoi 4-0 ndaj Spanjës, dhe pati sërish përplasje të lojtarëve të Barçës me Ronaldon. Gjithsesi, Pedro i doli në krah CR7-ës kur Zep Blater e talli, dhe sulmuesi deklaroi se “nuk më pëlqeu ajo që tha Blateri për Kristianon”.

Sfidanti.al