Duhet të jesh trim edhe përpara rrezikut, dhe të mendosh punën. Kështu edhe UEFA që nxit federatat, shoqatat dhe individët që ta marrin rreziku në sy e të përpiqen të kthehen në fushë. Zv. presidenti i saj, Mikele UVA, një italian, ka dhënë një intervistë në të përditshmen italiane, “La Gazeta delo Sport”, duke theksuar se UEFA ka bërë bashkë çdo grup interesi në futboll, duke arritur në konkluzionin se duhet të luhet, kuptohet në kohën e duhur.
“Më lejoni të bëj një parantezë, – tha Uva, – kjo vlen për çdo përgjigje tjetër. Çdo vendim do të merret duke pasur parasysh shëndetin e publikut, që është Ylli Polar për ne. Ne kemi për detyrë që të përpilojmë planet për të riluajtur futboll, por nëse do të ketë rrezik për jetën, gjithçka do të jetë e pamundur. Për sa i përket, Lojës së Ndershme Financiare (Financial Fair Play), ajo do të mbetet, por me ndryshime për të ndihmuar klubet”.
Sfidanti.al