Cështja e rifillimit të kampionateve pas përfundimit të emergjencës globale për pandeminë coronavirus po diskutohet cdo ditë në botën sportive. Nga njëra anë është sistemi e sidomos aspekti ekonomik. Mbyllja përfundimtare e sezonit do të ishte një goditje e rënde e do të krijonte probleme ekonomike që do të ishin të pakalueshme për shumë klube. Nga ana tjetër, janë protagonistët e fushës së lojës që duan të kenë sigurinë se rikthimi në fushë nuk do të jetë një rrezik për shëndetin e të gjithëve. Pikërisht kjo anë e dytë duhet të jetë shqetësimi kryesor dhe ai që përqafon këtë kauzë është pikërisht Marc Overmars, që aktualisht është në rolin e Drejtorit Sportiv të Ajaxit.
Në një intervistë për Telegraaf, legjenda e futbollit holandez sulmoi UEFA që kërkon me cdo kusht rifillimin e kampionateve, pa harruar të thumbojë as Federatën Holandeze të Futbollit me këtë të fundit që është në një linjë me UEFA
‘Është e pakuptueshme që UEFA dhe Federata Holandeze nuk ndërpresin përfundimisht kompeticionet-tha Overmars-janë si Trumpi përpara një jave; me qindra persona të vdekur në ditë, ata mendojnë se ekonomia është më e rëndësishme se shëndeti. Shpresoja që Federata të mbante një pozicion të pavarur, por shoh që fshihet pas vendimeve të UEFA’.
Por kjo deklaratë e fortë e Overmars është kritikuar nga tifozët që mezi presin që kampionati të rifilloje. ‘Ai thotë kështu se e di që Ajax nuk do të fitojë kampionatin-theksohet prej tyre. Po a është e vërtetë kjo? Eredivisie është ndërprerë në javën e 26 me Ajaxin që është me pikë të barabarta me surprizën Alkmaar. Që do të thotë se cështja e titullit është plotësisht e hapur, por me shumë mundësi që Ajaxi të triumfojë, kështu që deklarata e Overmars duket se është diktuar më shumë nga ana njerëzore dhe shqetësimi mëse I kuptueshëm për situatën
Sfidanti.al