Cfarë dreqin bën Bouchard? Thyen karantinimin për të shkuar në shkretëtirë

Ndërsa në fushën e tenisit ajo nuk arrin të gjejë më shkëlqeimin e dikurshëm, në rrjetet sociale Genie Bouchars vlerësohet gjithnjë dhe numri I ndjekësve të saj është shumë I madh. Por edhe influencëreve më të mira u qëllon që të bëjnë gabime dhe të përfundojnë në vorbullën e polemikave dhe kanadezja është përfshirë në një të tillë.

Shkak u bë një foto e saj në Red Rock Canyon të Las Vegasit. Fotoja e postuar në rrjetet sociale do të ishte dicka normale po të mos ishte për faktin se në SHBA është vendosur rregulli I karantinimit.Kjo sjellje e tenistes nuk është pëlqyer aspak edhe duke marrë parasysh faktin se SHBA është vendi me numrin më të lartë të të prekurve  në botë nga Coronavirusi.

Sfidanti.al