Tevez pranon uljen e pagës: Ne mund të rrimë 1 vit pa fitime, dua të ndihmoj të varfërit

Emergjenca coronavirus ka mbërritur edhe në Argjentinë dhe mes personave që janë në karantinë është edhe Carlos Tevez, ish sulmuesi Juventis që në fillim të muajit mars festoi titullin me Boca Juniors. Por shumë shpejt entuziazmi I atyre ditëve u zëvendësua nga trishtimi për situatën e krijuar nga Covid-19 dhe për këtë, Tevez foli në një intervistë për të përditshmen argjentinase ‘Ole’

‘Vajza ime festoi 15 vjetorin e lindjes dhe e kaluam bashkë ditëlindjen e saj-tregon Tevez-kishim organizuar një festë, por e shtymë. Tani duhet të përqendrohemi në gjëra të tjera, te prindërit dhe gjyshërit tanë. Ky virus është m… kam më shumë frikë pë rata sesa më fëmijët e mi. nuk dihet nga vjen e sesi mund të të godasë. Dimë vetëm që vret dhe kus e vuan vdes vetëm pa u ngushëlluar e përqafuar’.

Në Itali dhe në shumë vende të botës flitet shumë për reduktimin e pagave të lojtarëve dhe në këtë pikë Carlos Tevez nuk ka dyshime.

‘Ne futbollistët mund të rrimë 1 vit pa fitime-tha Tevez-dhe nuk jemi nga ata që dalim në 6 të mëngjesit nga shtëpia për t’u kthyer në 7 të darkës për të mbajtur familjet. Do të isha I lumtur të jepja ndihmën time e të vihesha në dispozicion, sepse shteti është, por duhet të jemi edhe ne prezentë. Kjo situatë na tregoi se jemi të gjithë të barabartë. Nuk shërben asgjë të dalësh vetëm në një video’.

Tevez më pas foli për ata që kanë më pak armë për të mposhtur virusin, dmth që janë të varfër.

‘Janë ata që rrezikojnë më shumë-vijoi Tevez-di ku jetojnë, atje jam rritur edhe unë. Është e rëndësishme që te jemi të bashkuar dhe të përpiqemi të ndihmojmë personat që kanë më shumë nevojë’.

Sfidanti.al