Zgjedhje e detyruar, McLaren skuadra e parë e F1 që redukton pagat

Edhe financat e Botërorit të Formula 1 duket se po ndjejnë efektet e coronavirusit. Pas pezullimit të 8 garave të para të sezonit, McLaren vendos të ndërhyjë për të evituar ndonjë pasojë katastrofike përsa I përket ekonomisë së tij dhe bëhet skuadra e parë që të ndërmarrë masën e reduktimit të pagës.

Skuderia britanike vendosi që një pjesë të punëtorëve t’I kalojë në papunësi të detyruar duke pezulluar kontratat e tyre, ndërkohë që ata që do të mbeten në shërbim do të përfitojnë reduktim page dhe këtu përfshihen edhe dy pilotët e McLarenit, Carlos Sainz dhe Lando Norris

Vetë McLaren konfirmoi gjithcka duke shpjeguar se këto masa janë pjesë e një plani që do të garantojë kthimin e punonjësve  në punë në mënyrë graduale  ndërkohë që ana financiare merr veten pas kalimit të pandemisë coronavirusit. Por jo vetëm kaq, sipas rrjetit televiziv britanik BBC, Shefi Ezkekutiv I McLarenit, Zak Brown ka informuar edhe skuadrat e tjera të Botërorit të Formula 1.

Sfidanti.al