Aston Martin kthehet në Formula 1; shkrirje me Racing Point

Aksionerët  e Aston Martin miratuan rikthimin në Botërorin e Formula 1 në 2021 të kësaj marke të njohur britanike të prodhimit të automjeteve. Lajmi u konfirmua nga skuadra aktuale Racing Point që do të shndërrohet në Aston Martin F1 Team.

‘Ditën e hënë në 30 mars, aksionerët e Aston Martin Lagonda miratuan një mbledhje fondi prej 536 milionë Paund të ndihmuar nga një injektim I 260 milionë Paundëve të Yeë Tree Consortium-theksohet në një komunikatë për shtyp të pronarit të Racing Point-pas këtij investimi, Stroll do të bëhet Shefi Ekzekutiv I Aston martin dhe kjo e fundit do të krijojë skuadrën e saj të Formula 1’

Ky plan I përpiluar për të nxjerrë Aston Martin nga një periudhë të vështirë komerciale e financiare, u prezantua në 31 janar dhe vjen në një moment kur coronavirusi po godet rëndë Formula 1, 8 garat e para të së cilës janë anuluar apo shtyrë, si dhe të gjithë sektorin automobilistik në përgjithësi.

Aston Martin që është sponsori kryesor I Red Bull deri në fund të vitit 2020, ka qenë për disa gara në Fornula 1 në vitet 1959 e 1960 për llogari të skuadrës David Broën, por nuk pati shumë sukses, ndërkohë që shkëlqeu në kampionatin botëror të Endurance. Racing Point u krijua në 2018 pas falimentimit të Forcë India dhe pas blerjes nga ana e Laërence Stroll.

Sfidanti.al