Xhiroi tutorial për të rrahur gratë, Saunders I hiqet licenca e boksierit

Boksierit Billy Joe Saunders I është pezulluar licenca e boksierit pasi ai publikoi në rrjetet sociale një video ku jep këshilla meshkujve sduke goditur me grusht një thes, se si ata të godasin partnered e tyre gjatë kësaj periudhe pandemie ku njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi

Bordi I Kontrollit të Boksit në Britani nisi një hetim për komentet e kampionit të botës në ËBO për peshat e mesme dhe në fund vendosi të pezullojë licencën për sjellje të pahijshme, ndërkohë që Saunders më pas kërkoi ndjesë për veprimin e tij

‘Ishte një gabim idiot, por nuk kisha ndërmend t’I shkaktoja dëme askujt dhe sinqerisht nuk kam ndërmend të promovoj dhunën në familje-tha Saunders-ka persona në të gjithë botën që po vdesin nga coronavirusi’. Saundersi më pas theksoi se do të dhurojë 25 mijë Paind një enti bamirësie që lufton kundër abuzimeve në familje.

Sfidanti.al