Liverpuli në spitalin e fëmijëve përpara “ferrit” të Krishtlindjeve!

Disa shkojnë në Shtëpinë e Fëmijës, disa tek fëmijët me probleme mendore. Në prag të Krishtlindjeve, as Liverpuli nuk bëri përjashtim, me skuadrën e trajnerit Klop që vizitoi Spitalin e Fëmijëve (Pediatrinë, siç i themi ne), në qytetin e saj. Të kryesuar nga trajneri, disa prej lojtarëve shkuan dhe takuan fëmijët e sëmurë, duke bërë foto me ta. Kjo ishte kënaqësi për të vegjlit, që natyrisht janë tifozë të Liverpulit. Me Klopin ishin Henderson, Starrixh, Lovren, Lalana, Klavan apo Maninger. Më herët, Liverpuli u vizitua nga kampioni olimpik i Rio De Zhaneiros, Uejdi Van Nikerk. Afrikanojugori njihet si tifoz i flaktë i “të kuqve”, ndërsa në Brazil theu rekordin botëror të atletikës në 400 metra, me kohën 43″03.

Sfidanti.al