Në kohën e Covid-19, 8 klube në Angli kërkojnë që Man.City të mbetet jashtë Champions

Manchester City prezantoi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv apelin kundër vendimit të UEFA që e dënoi me përjashtim nga kompeticionet evropiane për 2 sezonet e ardhshme  dhe me 30 milionë Euro gjobë për thyerje të rregullit të Fair Play Financiar. Por ka nga ata që duan që ky apelim të mos pranohet. Sipas të përditshmes ‘Daily Mail’. 8 klube të Premier League përvec Sheffield dhe vetë Citizens I bënë një kërkesë CAS  për të mos lejuar pjesëmarrjen e Manchester City në Ligën e Kampionebe gjatë kohës që shqyrtohet apeli

Në apelin e bërë nga Manchester City parashikohet lënia pezull e dënimit të klubit anglez gjatë kohës së shqyrtimit të këtij apeli që është shtyrë edhe për shkak të emergjencës coronavirus, ndërkohë që kjo lëvizje e një pjese të mirë të klubeve të Premier League tregon se skuadra e Manchester City nuk gëzon shumë simpati në këtë kampionat.

Një burim që është në dijeni të situatës tha për ‘Daily Mail’: Është krijuar përshtypja se klubet e kanë humbur durimin me sjelljen e Manchester City, për shumë kohë ia ka hedhur paq duke thyer rregullat dhe tani duhet të luajë në Ligën e Kampioneve në kurriz të një klubi që ka vepruar në mënyrë korrekte?’.

Sfidanti.al