Dortmundi “qan” nga koronavirusi: Këtë vit, jo 3 blerje në 3 ditë!

Verën e kaluar, klubi i qytetit të punëtorëve realizoi disa transferime me shpejtësi-rrufe, ato të Torgan Hazarit, Julian Brantit dhe Niko Shulcit në tri ditë njërën pas tjetrës. “Pazari” ishte rreth 75 milionë euro, ndërsa në janar pati dy goditje të tjera, Halandi dhe Emre Xhani për rreth 40 milionë. Padyshim që Dortmundi është shumë i zoti në transferimet, por këtë verë po e sheh punën pisk.

Drejtori sportiv, Mikael Cork, thotë se “do të jetë gallatë e madhe këtë verë”. “Në fillim duhet të menaxhojmë këtë situatë, – thekson ai, – do të ketë ulje rrogash për të gjithë. Nuk do të ketë 3 transferime për 3 ditë. Kjo verë me të vërtetë që do të jetë e pakëndshme. Për më tepër, ne nuk e dimë se kur do të kthehemi që të luajmë përsëri”.

Sfidanti.al