Rritet gjithnjë e më shumë numri I Federatave sportive në mbarë botën që kërkojnë shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokyos për shkak të coronavirusit, pavarësiosht këmbënguljes së presidentit të IOC,Thomas Bach për zhvillimin e tyre në datat e përcaktuara 24 korrik-9 gusht.
Tashmë kanë shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me këtë cështje komiteti Olimpik Norvegjez dhe ai Brazilan të cilave iu bashkuan Federata franceze e notit, Federatatat amerikane të notit dhe atletikes që kanë në radhët e tyre disa prej sportistëve më të njohur të planetit
Por qeveria japoneze deri tani ka mundur të rezistojë dhe nuk ka dashur të arsyetojë. Ministrja për Lojërat Seiko Hashimoto ka deklaruar disa herë se shtyrja e eventit me 1 ose 2 vjet është e pakonceptueshme, por në ditët e fundit ka pasur edhe kontestime të brendshme
‘Kush është ai që mund të kënaqet me organizimin e Lojërave Olimpike në korrik teksa jemi duke kaluar një moment shumë kritik në nivel botëror, në gjendje që të trondisë një numër kaq të madh personash?-tha ish kampionia e xhudos Kaori Yamaguchi, aktualisht anëtare e Komitetit Olimpik Japonez.
Sfidanti.al