Plani i Premier Ligës: Ndeshje në fusha neutrale, pa tifozë, të gjitha në TV!

Kanë mbetur edhe 92 sfida dhe në Angli duan që t’i përfundojnë deri në fund të qershorit, siç është edhe plani i përpiluar së bashku me UEFA-n. Premier Liga dëshiron të mbyllë sezonin me çdo kusht, për të evituar problemet financiare, dhe plani është që të luhet në stadiume neutralë, diku nga Anglia Qendrore, që është më pak e goditur nga koronavirusi.

Po ashtu, ndeshjet duhet të jenë me dyer të mbyllura, dhe për të kënaqur tifozët dhe transmetuesit televizivë, do të duhet që të jepen që të gjitha direkt në TV. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh dendësinë e sfidave dhe ngarkesën e kalendarit, por po ashtu edhe problemin tjetër, atë që skuadrat nuk mund të stërviten së bashku, por lojtarët kanë nisur të bëjnë vetëm përgatitje individuale.

Sfidanti.al