Dortmundi mban mbledhje për virusin, lojtarët nëpër shtëpi nga e hëna!

Trajneri Lysien Favre mbërriti i buzëqeshur në selinë e klubit, duke drejtuar makinën e tij personale. Zvicerani ishte në Brakel për mbledhjen e nivelit të lartë për koronavirusin, që do të mbahej tek Dortmundi, për të përcaktuar se çfarë duhet bërë tani që Bundesliga zyrtarisht u ndërpre. Bashkë me të ishin menaxheri i ekipit, Mikael Cork, menaxheri i lojtarëve Sebastian Kehl dhe menaxheri i talenteve, Oto Ado.

Pas një ore vendimi u mor, ai që lojtarët do të jenë të lirë të shkojnë në shtëpitë e tyre që nga e hëna e ardhshme. Secili prej tyre do të ketë planin individual të stërvitjes, pra nuk do të ketë pushim. Disa lojtarë janë stërvitur në kompleks si Mario Gëce, apo kapiteni Marko Rojs, që punoi me fizioterapistin. Sulmuesi është përfituesi më i madh i ndërprerjes, pasi po merr veten pasi mungoi për 7 ndeshje zyrtare për shkak dëmtimi.

Sfidanti.al