Komiteti Olimpik Ndërkombëtar këmbëngul në qëndrimin e tj për tëzhvilluar Lojërat Olimpike të Tokios sipas programit të përcaktuar që në fillim. Institucioni që administron këtë eveniment, nisi konsultimet me palët e interesuara për të dalë me një komunikatë për shtyp ku u bën thirrje sportistëve që të vijojnë përgatitjet e tyre për ngjarjen më të rëndësishme sportive.
‘IOC vazhdon të jetë I impenjuar me Lojërat Olimpike të Tokios-theksohet në komunikatën e IOC-kur kanë mbetur 4 muaj nga fillimi I tyre, nuk është e nevojshme që të merren vendime drastike në këtë fazë. Cdo spekulim në këtë moment nuk do të ishte produktiv. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar inkurajon të gjithë sportistet që të vijojnë përgatitjet në mënyrën më të mirë të mundshme’.
Ndërkaq, coronavirusi duket se ka hyrë edhe në Komitetin Olimpik Japonez, pasi zv/presidenti I këtij institucioni rezultoi pozitiv në testet e bëra për Covid-19 dhe kjo ndodh në momentin kur qeveria japoneze konfirmoi vullnetin e saj për të mbajtur normalisht Lojërat Olimpike të Tokyos.
Sfidanti.al