Në lojë janë interesa të mëdha financiare, por është edhe çështje psikologjike. Në një vend si Italia, të goditur më shumë se të gjithë nga epidemia, kërkohen mesazhe pozitive, dhe një të tillë e dha Liga e klubeve të Serisë A. Shoqata i dërgoi klubeve një shënim ku deklarohej se synimi mbetet të përfundohet sezoni në mënyrë të rregullt, dhe se koha e menduar për t’u rikuperuar nga epidemia është mesi i prillit. Për momentin, nuk po mendohen as renditjet e pjesëshme, dhe as plej ofi, ndonëse asnjëherë nuk i dihet sesi do të shkojë puna me virusin. Në Itali, deri të premten në mbrëmje ishin mbi 1 200 jetë të humbura dhe mbi 17 000 të infektuar me koronavirus.
Sfidanti.al