Kili vendos në karantinë Sanchez e Vidal, rrezikon edhe Medel

Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal do të vendosen në karantinë nga Kili kur të kthehen në vend për të zhvilluar ndeshjet kualifikuese të Botërorit me përfaqësuesen kiliane. Ishte vetë ministri kilian i shëndetit, Jaime Manalich që konfirmoi gjithcka në prag të ndeshjeve që Kili do të luajë me Uruguajin dhe Kolumbinë në 26 dhe 31 mars

‘Nuk bëjmë asnjë dallim rreth profesionit të përsonave, sepse askush nuk është imun nga ky virus-tha Manalich duke I lënë të lirë futbollistët që të kalojnë periudhën e izolimit në banesat e tyre, ose në mënyrë kolektibve në impiantet e kombëtares. Në këtë pikë ai që mund të hyjë në karantinë është edhe mesfushori I Bolognës, Gary Medel në momentin që do të kthehet në vendin e tij.

Sfidanti.al