‘Të gjithë e dimë se ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Duhet gjetur një zgjidhje. Nuk e di nëse të luash me dyer të mbyllura mund të ndihmojë. Problemo është se nëse nuk je në stadium do të shkosh në një bar. Duhet të kemi respekt, kemi familje, pranojmë cdo vendim-kështu u shpreh trajneri I Liverpoolit, Jurgen Klopp në prag të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid në lidhje me emergjencën coronavirus-ne jemi pjesë e një klubi, kemi një familje në shtëpi. Futbolli është dicka që na bashkon të gjithëve dhe kështu që nuk është më thjesht një lojë. Do të na duhet të luajmë, por shpresojmë që të merret shpejt një vendim’.
Të mërkurën do të zbresë në fushë edhe Manchester City që do të luajë ndaj Arsenalit sfidën e prapambetur dhe Pep Guardiola foli për mundësinë që kjo sfidë të luhet pa tifozë
‘A ka kuptim futbolli pa tifozë? Bëjmë punën tonë pë rata-tha Guardiola-nëse personat nuk mund të vijnë në stadium, nuk ka kuptim të luajmë. Do të bëjmë atë që na thonë, por nuk më pëlqen të luaj pa publik as në Champions e as në Premier League. A kam luajtur ndonjëherë ndeshje me dyer të mbyllura? Kur isha fëmijë në shkollë’.
Sfidanti.al