Championsi dhe Liga e Europës me dyer të mbyllura!

Jo vetëm Valencia-Atalanta, por edhe ndeshje të tjera. Kjo është gjendja dhe zgjedhja e bërë në ndeshjet e kupave europiane për shkak të koronavirusit. Në Valencia nuk lejohen tifozë në stadium, madje as gazetarët, me përjashtim të kamerave të televizionit që ka të drejtat e transmetimit. Gjithsesi, italianët janë revoltuar sepse në qytetin spanjoll do të ketë aktivitete të tjera ku do të grumbullohen me mijëra njerëz. Me dyer të mbyllura edhe Sevilja-Roma për Ligën e Europës, pasi autoritetet spanjolle ndërruan mendje. Pa tifozë edhe ndeshja e kthimit në “Olimpiko”, e konfirmuar kjo nga UEFA. Kjo e fundit, pra UEFA, i ka lejuar Getafes që të shpenzojë vetëm 12 orë në Milano për ndeshjen ndaj Interit. Skuadra spanjolle do të mbërrijë të enjten në mëngjes, e do të largohet menjëherë pas ndeshjes së Ligës së Europës. Në kthimi, është e vendosur që stadiumi do të jetë bosh, ndonëse nuk dihet nëse do të ketë gazetarë apo jo. Pritet një vendime edhe për Barcelona-Napoli në Champions.

Sfidanti.al