Nga “Kamp Nou”, në “Palau Blaugrana”, fundjava ka qenë triumfale në krahinën autonome që dëshiron të shkëputet nga Spanja. Skuadra e futbollit rifitoi kreun e renditjes me suksesin ndaj Sociedadit dhe humbjen e Realit ndaj Betisit, ekipi i basketbollit fitoi në kampionatin spanjoll, ndërsa ia kishte dalë edhe në Euroligë, ndërsa ekipi i futbollit në sallë fitoi sërish kupën. Në këtë atmosferë feste, e vetmja gjë që prish punë është historia e koronavirusit, dhe ajo mund ta rrezikojë seriozisht kualifikimin katalanas në Champions.
Të mërkurën e 18 marsit është në program të luhet Barcelona-Napoli, ndeshja e kthimit e të tetave të finaleve, dhe autoritetet e Katalonjës pritet që të nxjerrin dekret për të mos lejuar tifozët që të shkojnë në “Kamp Nou”. Besohet, kjo për shkak se Napoli vjen nga Italia, ndonëse krahina e Kampanias nuk është e goditur fort nga epidemia si Lombardia apo Emilia-Romanja. E përditshmja “L’Esportiu” shkruan se vendimi është marrë që të shtunën, pas bisedimeve mes Sekretarisë së Përgjithshme të Sportit dhe Këshillit të Shëndetit dhe Punëve të Brendshme. Kjo mund ta rrezikojë Barçën që ka barazuar 1-1 në “San Paolo” në ndeshjen e parë. Është vendosur, thuhet, edhe që të shtyhet Maratona e Barcelonës nga 15 marsi për në 25 tetor.
Sfidanti.al