Katër pritjet e Kurtuasë në “El Klasiko”, kur ndeshja ishte 0-0!

Sergio Buskets u shpreh menjëherë pas përfundimit, se ndeshja në “Bernabeu” u vendos nga episodet. E qartë, edhe pse Barcelona nuk pati forcën për t’i kthyer rastet në gola, ndonëse për gati 55-60 minuta ishte superiore ndaj Realit. Një nga “fajtorët” kryesorë që katalanasit nuk ia dolën ishte portieri vendas, Tibo Kurtua. Belgu bëri 4 pritje kur ndeshja ishte në barazpeshë (0-0), duke ndaluar Mesin, Arturin apo Brethuejtin. Trajneri Zinedin Zidan e veçoi si një nga më të mirët. “Tibo ishte fundamental për ne, – pohoi Zizuja, – por, bashkë me të edhe Vinisiut e Mariano”. Kurtua është kritikuar shpesh që kur mbërriti nga Çelsit, por sa më shumë kalojnë ndeshjet, aq më shumë po vlerësohet. Tashmë, tifozët madrilenë besojnë se Reali i tyre është favorit për fitoren e titullit (66 për qind e votuesve në anketën e gazetës “AS”). Zidan ndoshta duhej të kishte veçuar edhe Marselon, që ndaloi Mesin kur ishte duke dalë vetëm për vetëm me Kurtuanë, me rezultatin 1-0.

Sfidanti.al