NBA, lajme të mira për Golden State; Curry mund të luaje ndaj Torontos

Ky sezon është krejtësisht për t’u harruar për Golden State, megjithatë për skuadrën e Warriors ka edhe lajme të mira. Në fakt këtë të shtunë u mësus se ylli I skuadrës kaliforniane, Stephen Curry do të kthehet më në fund në parket dhe me shumë mundësi kjo do të ndodhë të enjten kur Golden State do të përballet me kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors

Fillimisht u mendua se Curry do të kthehej të luante këtë të diel përballë Ëashingtonit, por trajneri Steve Kerr theksoi se do ta merrnin me qetësi rikthimin e Curry në fushën e lojës për këtë sezon. Po kështu, ai përjashtoi praninë e basketbollistit edhe në ndeshjen e së martës kundër  Denver Nuggets edhe ose Curry nuk ishte shumë dakord me këtë vendim.

Stephen Curry pësoi një frakturë në dorën e majtë në muajin tetor në ndeshjen kundër Phoenix dhe për këtë arsye ai ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje në sezonin 2019/2020

Sfidanti.al