Pasi gjunjëzoi futbollin italian dhe atë zviceran, emergjenca coronavirus troket edhe në dyert e Euro 2020. Me rritjen e numrit të të prekurve në të gjithë kontinentitn situata po monitorohet me shumë vëmendje dhe ka vendime të rëndësishme që duhen marrë dhe që kanë të bëjnë me evenimentin më të rëndësishëm futbollistik në Evropë që do të zhvillohet në 12 vende
Sipas asaj që publikohet në tabloidin britanik The Sun, ditën e martë në Amsterdam është në program mbajtja e një asambleje urgjente e të 55 federatave anëtare të UEFA për të bërë një përmbledhje të situatës dhe për të vlerësuar lëvizjet që do të bëhen për Evropianin dhe jo vetëm.
Në fakt përpara Euro 2020 duhet adminisgtruar cështja e ndeshjeve miqësore sic është ajo mes Italisë dhe Anglisë në Ëembley, por edhe sfidat e playoffit për 4 vendet e fundit në fazën finale të Evropianit, një situatë kjo shumë e komplikuar për t’u administruar.
Sfidanti.al