Liga e Europës, short i mirë i Junajtidit, duele italo-spanjolle!

I mirë për disa, por i rrezikshëm për disa të tjerë, i tillë ishte shorti i të 16-ve të finaleve të Ligës së Europës, hedhur sot në Nion të Zvicës. Goglat nxorrën kundërshtarë të pranueshëm për Mançester Junajtidin, por u përftuan edhe duele të fortë italo-spanjollë. Junajtid do të ndeshet me kryesuesen e ligës austriake, LASK të Lincit, ndërsa Interi do të jetë përballë Getafes, e Roma do të ndeshet me Seviljen. Një duel i fortë do të jetë ai mes Gllazgou Rejnxhërsit (ku luan sulmuesi i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi) dhe Leverkusenit gjerman, ndërsa Olimpiakosi do të përballojë një tjetër skuadër angleze, Uolvesin, pasi eleminoi papritur Arsenalin. Sfidë e ashpër edhe ajo mes Volfsburgut gjerman dhe kampiones së Ukrainës, Shahtarit të Donjeckut, kurse Bazeli nuk e ka marrë ende vesh rivalin. Do të duhet të ndeshet me Frankfurtin ose Salcburgun.

Shorti

Istanbul Bashaksehirspor-FC Kopenhagen

Olimpiakos-Uolves

Gllazgou Rejnxhërs-Leverkusen

Volfsburg-Shahtar Donjeck

Inter-Getafe

Sevilja-Roma

Frankfurt/Salcburg-Bazel

LASK Linc-Mançester Junajtid

Ndeshjet në 12-19 mars.

Sfidanti.al