F1, Vettel promovon SF1000: Më të shpejtë në kthesë, dua Botërorin

Bilanci I parë I testeve parasezonale I Sebastian Vettel  në prag të Botërorit të ri të Formula 1 rezulton të jetë pozitiv. Pavarësisht kohëve jo shumë të kënaqshme të regjistruara në pistë, piloti gjerman është shfaqur I kënaqueer më makinën e tij SF1000

‘E ndjej që makina është përmirësuar në marrjen e kthesave, sidomos atyre të shpejta-tha Vettel-adhuroj të drejtoj makinën dhe jam këtu për të fituar kampionatin. Jemi në gjendje të bëjmë makina të shkëlqyera si ato të 2017. Ndoshta na mungon dicka për të pasur paketën më të mirë, por është gjithashtu e vërtetë se edhe kundërshtarët tanë janë shumë të fortë dhe që te Ferrari e pilotët e tij, vendosmëria është e madhe

Më pas u përmend edhe e ardhmja e Sebastian Vettel te Kokëkuqja italiane.

‘Kontrata? Do të flasim në momentin e duhur-tha Vettel-tani për tani prioritet është makina dhe do të më pëlqente që të mos flisja më për këtë temë’.

Ai që u shpreh më qartë përsa I përket të ardhmes së gjermanit ishte Mattia Binotto.

‘Jemi të kënaqur me dyshen e pilotëve që kemi-tha Binotto-Sebastian mbetet opsioni ynë I parë. Shumë shpejt do të nisim bisedimert me Vettel dhe nuk do të ketë probleme sepse e njoh prej vitesh, do të jenë negociata të sinqerta. Vettel është një lider me teknikët dhe e shtyn grupin të bëjë gjithnjë më mirë’.

Sfidanti.al