Manchester City, zyrtarizohet apeli në CAS kundër përjashtimit nga kompeticionet evropiane

Manchester City apeloi zyrtarisht në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë vendimin e UEFA që parashikon përjashtimin e Citizens nga kompeticionet evropiane në 2 sezonet e ardhshme dhe një gjobë prej 35 milionë  Euro për thyerje të rregullit të Fair Play Financiar.

Nga ana e tij klubi anglez e deklaron veten të pafajshëm dhe kërkon anulimin e dënimit të  UEFA. Është kjo një betejë që Manchester City ka vendosur t’I shkojë deri në fund dhe jo më kot, Citizens, sipas tabloidit ‘The Sun’, punësuan David Pannik, një ndër avokatët më të mirë në Britaninë e Madhe paga e të cilit përllogaritet 24 mijë Euro në ditë.

Manchester City u dënua nga qeveria e futbollit evropian me përjashtim nga Liga e Kampioneve për mosrespektim të rregullave duke trukuar shifrat e marrëveshjeve të sponsorizimeve që u përdërorën për të qenë brenda parametrave të vendosura.

Sfidanti.al