Ludogorets, ankthi coronavirus; futbollistët në Milano me maska dhe doreza

Maska në fytyrë dhe doreza në duar; kështu u shfaqën futbollistët e Ludogorets në momentin që zbritën nga autobusi  për të hyrë në hotelin ku janë akomoduar  për ndeshjen që do të luajnë me Interin të enjten për 1/16 e finaleve të Europa League, një sfidë kjo që do të luhet në San Siro me dyer të mbyllura.

Në total rezulton se Ludogorets kishte marrë me vete 150 maska si masë sigurie ndaj coronavirusit, ndërkohë që duket se në stafin teknik ka qënë edhe një epidemiolog, të paktën kështu është folur në median bullgare.

Për më tepër, skuadra e Ludogorets në momentin që do të kthehet në Bullgari pas ndeshjes do t’I nënshtrohet një testi pranë Akademisë Mjekësore Ushtarake.

Ndërkaq, përgatitësi atletik I Ludogorets, Ivan Diaz Infantes tregoi atmosferën që është rreth skuadrës në një intervistë për të përditshmen ‘El Mundo Deportivo’.

‘Nuk kishte ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë-tha Infantes-Të hënën trajneri, gjatë diskutimit me futbollistët, I pyeti nëse donin të udhëtonin drejt Italisë. U tha atyre nëse dikush nuk do të donte të ekspozohej  në një situatë të tillë, ai do ta kuptonte. Por askush nuk I tha se nuk dëshironte të udhëtonte. Të gjithë duan të luajnë’.

Sfidanti.al