Marcelo në telashe; ndalohet për drejtim mjeti me shpejtësi dhe pa pikë në patentë

Shfaqen problemet për Marcelon. Sipas medias spanjolle, futbollisti I Realit të Madridit, është kërkuar të dalë para gjykatës pasi u ndalua nga policia për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa pasur pikë në patentën e tij, një episod ky që ka ndodhur në 19 dhjetor të vitit të kaluar.

Marcelo u kap në orën 11 të paradites së asaj dite në autostradën M-12 në një pjesë ku limiti I shpejtësisë ishte 120 km/h, ndërkohë që ai ishte duke udhëtuar me 134 km/h. Për më tepër në atë moment, braziliani nuk kishte pikë në patentë kështu që I ishte ndaluar të drejtonte makinën e tij, por Marcelo u përpoq të justifikohej se nuk e dinte që nuk kishte asnjë pikë në patentën e tij.

Sfidanti.al