Coronavirusi, Inter-Ludogorets e Seria A, drejt zhvillimit pa tifozë në stadium

‘I bëmë një kërkesë zyrtare Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza për të zhvilluar ndeshjen e Europa League mes Interit dhe Ludogorets me dyer të mbyllura. Presim përgjigje por është bërë një lajmërim paraprak se ajo do të jetë pozitive-kështu u shpreh presidenti I Federatës italiane të Futbollit Gabriele Gravina në fund të mbledhjes së Këshillit Federal që u mbajt ditën e hënë në lidhje me alarmin e krijuar nga Coronavirus që ka shpërthyer në Itali.

Në intervistën e tij për median italiane, kreu I qeverisë së futbollit italian theksoi se me shumë gjasa edhe ndeshjet e radhës së Serie A do të luhen me dyer të mbyllura dhe këtu përfshihet edhe Derbi I Italisë mes Juventusit dhe Interit në Allianz Stadium

‘Ndoshta që të dielën do të kemi ndeshje pa tifozë-tha Gravina-për më tepër I shprehëm ministrit të Sporteve shqetësimet tona për mbylljen e impianteve sportive sepse na kërkohet stërvitja e skuadrave dhe ekziston rreziku që të bllokohen përgatitjet’.

Sfidanti.al