Lebroni shpëton Lejkërsat dhe Bostoni dhe Xhejzën Tatëm!

Ishte një duel i dy skuadrave, por edhe i dy yjeve në parket. Los Anxhelos Lejkërs për pak u mundën në shtëpi nga rivali i vjetër dhe i madh, Boston Sëlltiks, por vendasit patën energjinë për të rezistuar e për të triumfuar 114-112. Një klasike e vërtetë, që mund të jetë, pse jo, edhe një finale e NBA-së (nëse Miluoki do ta lejojë). Më i miri në fushë ishte Xhejzën Tatëm i Bostonit me 41 pikë, duke barazuar rekordin e karrierës. Ai pati edhe 5 topa në tabela, 2 asiste, 1 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh.

Përballë tij ishte Lebron Xhejmsi që luajti një ndeshje shumë të mirë, duke iu afruar tripëll dabëllit. Ai pati 29 pikë, 8 topa në tabela e 9 asistë. Entoni Dejvis e shoqëroi me 32 pikë, 13 topa në tabela, 2 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Kajl Kuzma e Duajt Hauard ishin ata që ndihmuan dy yjet kryesorë. Tek Bostoni, Braun shënoi 20 pikë, Teis 16, Smart 14 dhe Hajuard 10 pikë, 8 topa në tabela e 9 asistë. Pas kësaj ndeshjeje, Lejkërsat mbajnë kreun e Konferencës Perëndimore me 43 fitore e 12 humbje, ndërsa Bostoni është i treti në Lindje me 39 fitore e 17 humbje.

Sfidanti.al