Prej pesë vjetësh dukej më shumë si dixhej profesionist (DJ), apo si balerin sesa si futbollist. Ndodhte diçka si me magji që Nejmar nuk luante futboll në muajin mars, kur ishin Karnavalet e Rio de Zhaneiros në Brazil, por ndodhej në vendin e tij ku bënte “kokrrën e qejfit”. Tifozët shumë herë mendonin teori konspirative sepse sulmusi ishte ose i dëmtuar, ose i pezulluar, ndërsa mendimi ishte se atij i pëlqente shumë kjo festë tradicionale braziliane. Po ashtu, kishte nga ata që e lidhnin mungesën e tij në fushë në mars, me ditëlindjen e motrës. Histori të rëndësishme jashtë futbollit, për një futbollist. Këtë vit duket se do të jetë ndryshe, të paktën siç janë gjërat për momentin, sepse edhe mund të ndryshojnë. Paris SG do ta ketë Nejmarin në dispozicion për ndeshjen e dytë të Championsit ndaj Dortmundit, po ashtu edhe në kampionat, ndërsa karnavalet do t’i shikojë nga televizori. Amin!
Sfidanti.al